ISIS i pret kokën kroatit në Egjipt NULL NULL 08/08/2015 08/08/2015 Burime brenda militantëve të Shtetit Islamik në gadishullin Sinai të Egjiptit, kanë konfirmuar se kanë vrarë 30 vjeçarin, Tomislav Salopek, një topograf kroat që punonte në industrinë e naftës dhe gazit për një kompani franceze në Egjipt, transmeton Klan Kosova. Salopek ishte rrëmbyer në Kajro muajin e kaluar. Shteti Islamik i kishte kërkuar qeverisë egjiptiane që t’i lironte gratë e ndaluara myslimane, përndryshe ata do ta vrisnin Salopek-un të premten. Incizimet e kokës së prerë të Tomislav Salopek janë publikuar, por autetinciteti i tyre nuk është zbuluar ende. Salopek ishte rrëmbyer nga ISIS-i me 22 korrik, përderisa po shkonte nga puna në shtëpi. Ai ishte ndaluar nga një grup burrash të armatosur të cilët e detyruan që të dalë nga vetura dhe të shkonte me ta në një drejtim të panjohur.