11:00, 1 Korrik 2015

Grupi terrorist,Shteti islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) ka kërcënuar grupin e armatosur palestinez Hamas, duke e zotuar se do t’i japin fund sundimit të fraksionit në territor.

Këtë mesazh ata e dhanë në një video 16 minutëshe e shpërndarë nëpër mediat sociale të mërkurën.

Luftëtarët të vendosur në provincën Alepo në Siri kanë dënuar Hamasin për sulmet ndaj grupeve të tyre salafiste në Rripin e Gazës, dhe dështimin e tyre për ta implementuar xhihadin në mënyrën e duhur.

“Çështja e xhihadit nuk është për të çliruar tokën ,por xhihadi është siç ka përcaktuar zoti , është lufta për vendosjen e ligjit të zotit në tokë.”  Tha një luftëtar i maskuar në video, i cili më tej ka dënuar Hamasin për marrëveshjet me Iranin dhe lëvizjen libaneze Shia ,Hezbollah, si dhe bashkëpunimin me fraksione “nacionaliste”,  “sekulariste” dhe “komuniste”.

“Ata i rrisin fëmijët e tyre ta respektojnë këtë flamur (Palestinez)”  tha luftëtari, duke iu drejtuar palestinezëve se ata nuk mund ta sigurojnë lirinë e tyre.

“Rruga për të çliruar  Palestinën kalon nëpër Irak dhe ne ISIL jemi duke u afruar nga dita në ditë, përderisa ata janë duke u larguar nga qëllimi i tyre”,tha militanti islamik, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova

Konkurs Pune

Lexo më shumë