Ishulli norvegjez do ta ‘zhdukë’ konceptin e kohës NULL NULL 19.06.2019 13:23 19.06.2019 13:23 Një ishull norvegjez po bën fushatë për ta zhdukur konceptin e kohës, duke u lejuar banorëve të bëjnë “atë që duan, kur ata duan”. Qytetarët e Sommaroy në West Tromso, në veri të Rrethit Arktik, argumentojnë se orët normale të biznesit nuk duhet të zbatohen ndaj tyre, sepse ata nuk e përjetojnë kohën si shumica e pjesës tjetër të botës. Dielli nuk lind në dimër ose nuk perëndon në verë në Sommaroy, duke bërë që shumica e 300 banorëve të ishullit të mbështesin kërkesën për t’u bërë zona e parë pa kohë në botë. Kjell Ove Hveding, udhëheqës i fushatës “Zona e lire nga koha”, tha se qëllimi është të sigurojë fleksibilitet. “Në të gjithë botën, njerëzit përballen me stresin dhe depresionin. Në shumë raste kjo mund të lidhet me ndjenjën e bllokimit, dhe këtu ora luan një rol. Ne do të jemi një zonë pa kohë, ku të gjithë mund ta jetojnë jetët e tyre në maksimum”. “Fëmijët dhe të rinjtë ende duhet të shkojnë në shkollë, por ka hapësirë për fleksibilitet. Nuk ka nevojë të vihet nbrenda një kornize në formën e orarit shkollor ose orëve të punës. Qëllimi ynë është të sigurojmë fleksibilitet të plotë, 24/7. Nëse ju doni të kosisni barin në 4 të mëngjesit, atëherë ju do ta bëni atë”. Në mes të 18 majit dhe 26 korrikut, dielli nuk lind në Sommaroy për 60 ditë të plota, duke e bërë të vështirë për t’u dalluar nata me ditën. Fushata fitoi vëmendje ndërkombëtare pasi Hveding prezantoi një peticion për deputetin Kent Gudmundsen në qershor për të diskutuar praktikat dhe sfidat e zbatimit të kësaj ideje. Që atëherë, qytetet e tjera veriore, duke përfshirë Finnmark dhe Nordland, thuhet se kanë mbështetur këtë ide. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.