Ishulli i Sazanit shndërrohet në oazë turistike (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ishulli i Sazanit shndërrohet në oazë turistike (VIDEO)

NULL NULL
23/05/2015

Ishulli i Sazanit, edhe pse ndodhet vetëm 30 minuta larg portit të Vlorës, nuk u lejua të vizitohej nga turistët që prej vitit 1944.

Teknikisht, ky vend është bazë ushtarake me dy marinarë dhe një bazë patrullimi, mirëpo kapaciteti i tij operacional nuk e ka shkëlqimin që e kishte dikur, njofton Klan Kosova.

Në të kaluarën, numri i trupave në bazë arrinte deri në 3000.

Baza ushtarake ishte zhvilluar përgjatë periudhës komuniste, kur ishte intensifikuar frika nga sulmet nukleare nga Perëndimi.

Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, vendi prej 2 kilometrave katrorë ishte mbushur përplot me 3600 bunkerë të dizajnuar për t’i bërë ballë pushtimit potencial.

Këtë vit, Agjencia Kombëtare e Turizmit Shqiptar ka planifikuar ta hapë ish bazën ushtarake të Sazan dhe ta shndërrojë atë në atraksion turistik.

Ekipi i Klan Kosovës – Fillojetë Konjuhi, gazetare, dhe Festim Rexhepi, kameraman – e ka vizituar ishullin e Sazanit dhe sjell kronikën për përgatitjet që janë duke u bërë.