Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Durrës NULL NULL 31.05.2020 09:00 31.05.2020 09:00 Një person i cili është ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës. Policia e Durrësit në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale F.T 49 vjeç banues në Gjepalaj, Shijak, Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Pavias, Itali, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypaleshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikes së Shqipërisë dhe Italisë./TCH *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri i bën thirrje deputetëve ta votojnë Komisionin Hetimor për kontratat njëburimore 3 minuta më parë
Kosova Parandalohet gara ilegale e shpejtësisë në autostradën "Dr. Ibrahim Rugova" (FOTO) 5 minuta më parë
Kosova AMMK: Kosova në gjendje të rënduar të cilësisë së ajrit për shkak të pluhurit të Saharës 8 minuta më parë