Ishte kërcënuar me armë trajneri i Arbnor Mujës NULL NULL nga Naim Selmani 02.06.2023 12:22 nga Naim Selmani 02.06.2023 12:22 Në një sulm gjatë muajit tetor është tentuar që të sigurohet një kontratë profesionale e një futbollisti prej trajnerit të ekipit Royal Antwerp, Mark Van Bommel. Kjo u bë e ditur tani në një proces gjyqësor në Belgjikë rreth këtij rasti që ishte raportuar në polici përcjell klankosova.tv. Njeriu që e kishte sulmuar trajnerin Van Bommel në parking me këtë rast është gjetur fajtor dhe është dënuar me 5 vjet burg. Në audio incizimet e siguruara nga telefoni është zbuluar edhe kërcinim që i është bërë trajnerit. Van Bommel-it i është kërkuar që të mos e dërgoj rastin në policia pasi do të vritet ai dhe familja. I dënuari është identifikuar me emrin Mohamed një 25 vjeçar që më pas është kapur në qytetin Kapellen. Ndryshe Van Bommel e ka vazhduar punën si trajner i ekipit Royal Antwerp ku luan edhe kosovari Arbnor Muja dhe është afër që ti sjell titullin ekipit pas 66 vjetësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.