Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ishte i shtrirë skaj rrugës”, detaje nga vdekja e dyshimtë në Gjilan

NULL NULL
28.06.2025 08:55
Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës.

Të premten, një person në Gjilan, më saktë në rrugën e Prishtinës, është gjetur pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se viktimën mashkull kosovar pa shenja jete, të shtrirë skaj rrugës, e kishin identifikuar tre dëshmitarë.

Të njëjtit, viktimën e kishin dërguar në emergjencën e spitalit.

Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Sipas tre dëshmitarëve M.K.SH, të cilët edhe e kanë identifikuar viktimën M.K.SH, derisa ishin me veturë në rrugë, skaj rrugës kanë parë  viktimën të shtrirë ne tokë dhe të njëjtin e kanë marrë me veturë dhe e kanë dërguar në Emergjencë”, njofton ndër tjerash Hashani. /Klankosova.tv

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.