Ishte duke salduar, lëndohet punëtori në Fushë Kosovë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ishte duke salduar, lëndohet punëtori në Fushë Kosovë

NULL NULL
25.02.2023 10:21

Gjatë ditës së djeshme një punëtor është lënduar derisa ishte duke punuar në Fushë Kosovë.

Viktima ka marrë lëndime në fytyrë derisa ishte duke salduar, njofton Klankosova.tv.

“Rruga e Pejës, Fushë Kosovë 24.02.2023-13:00. Viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar si saldues, ka pësuar lëndime në fytyrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.