“Ishte ati ynë themeltar dhe presidenti historik”, Osmani pranon skulpturën e Rugovës në 80-vjetorin e lindjes NULL NULL 02.12.2024 11:40 02.12.2024 11:40 Foto: Presidentja Osmani gjatë pranimit të skulpturës Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar dhuratë skulpturën me figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në përvjetorin e 80-të të lindjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të Rugovës për shtetin e Kosovës duke thënë se ai ishte “ati ynë themeltar dhe presidenti historik”, njofton Klankosova.tv. “Me besim të pafund në paqen, dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë, presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshnërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi. Me urtësinë, me vizionin e një burrshtetasi dhe me shpirtin e një patrioti, presidenti Rugova na bashkoi në momentet tona më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Rrugë nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë!”, shkroi Osmani. Ajo po ashtu falënderoi skulptorin Gëzim Muriqi për skulpturën të cilën ia dhuroi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 3 orë më parë