Ishin zhdukur prej 4 ditësh, 2 të miturit u gjetën në Tiranë NULL NULL 29.06.2025 16:21 29.06.2025 16:21 Policia në Shqipëri ka arritur të lokalizoje dhe të gjejë dy të rinjtë që ishin larguar para 4 ditësh nga fshati Zvirine dhe Leminot të Maliqit. Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se djali 17 vjeçar dhe vajza 15 vjeçare janë gjetur në Tiranë pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë së Maliqit. Po ashtu bëhet e ditur se të miturit janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në afërsi të zonës së Saukut, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Digjet ara me 2 hektarë grurë në Bardhosh - pronari fajëson institucionet përgjegjëse (VIDEO) 7 minuta më parë