Ish-zyrtari i Trump për bastisjen: Presidentët s’mund të marrin asgjë të rëndësishme kur largohen NULL NULL 09.08.2022 08:42 09.08.2022 08:42 Ish-zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, David Tafuri, ka folur rreth bastisjes së shtëpisë së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, nga FBI. Ai tha se asnjë president nuk mund të marrë asnjë informacion të klasifikuar nga një zonë e klasifikuar apo kasafortë. Tafuri për BBC tha se dokumentet e rëndësishme mund të qëndrojnë vetëm në vende të klasifikuara të cilat janë të autorizuara për t’i mbajtur ato, si në qeveri apo vende të mbikëqyrura. “Pra, kur një president nuk është më president, ai largohet nga detyra, ai bëhet përsëri civil, ai nuk ka të drejtë të marrë asgjë që klasifikohet”, është shprehur Tafuri, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv Në lidhje me këtë ka folur edhe djali i dytë i ish-presidentit Trump, Eric Trump, i cili tha se i ati në kasafortë ruante vetëm fragmente apo “shënime nga ne”. Ai shtoi se babai i tij ka qenë “shumë bashkëpunues” dhe ka pasur një “politikë të hapur” për këdo që dëshiron të bëjë kërkime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024