Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence i bashkohet garës për Shtëpinë e Bardhë NULL NULL 06.06.2023 07:37 06.06.2023 07:37 Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i është bashkuar gjithashtu garës për zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pence, do të nisë zyrtarisht fushatën e tij me një video fjalim në bashkinë e shtetit të Iowa-s të mërkurën. Ky veprim e vë atë kundër Donald Trump, njeriun të cilit i shërbeu në Shtëpinë e Bardhë për katër vjet nga 2017-2021, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ish-presidenti aktualisht po kalon shumë përpara në garë. Shumica e sondazheve e tregojnë Pencen në një vend të tretë të largët, me mbështetje në një shifër të ulët. Ish-guvernatori dhe kongresmeni i Indianës pritet të pozicionohet si një vazhdim i agjendës konservatore të administratës Trump. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Spanja beson se samitet e Granadës do të jenë pikë kthese për të ardhmen e Evropës 6 minuta më parë