Lajmet e fundit

Një moment tejet emocionues dhe plot krenari është regjistruar në sheshin e kryeqytetit, ku ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halit Zogaj, ka rikthyer në kujtesë betimin historik të UÇK-së.
I rrethuar nga qindra qytetarë që mbanin në duar flamuj kombëtarë dhe emblema të UÇK-së pranë shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Zogaj ka marrë megafonin dhe ka recituar fjalët e betimit të shenjtë, ndërsa turma e pranishme i është bashkuar me një zë të fuqishëm në çdo rresht.
Pamjet e siguruara nga Klankosova.tv e këtij momenti, shihen shumë qytetarë të cilët edhe në natën e 11-të janë të shumtë në kryeqytet.