Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-trajneri i CSKA Moskës: Serbët i kemi vëllezër, Daku të largohet nga Rusia

NULL NULL
25.06.2024 14:47

Trajneri i njohur rus, Alexander Tarkhanov, ka folur për incidentin ku u përfshi Mirlind Daku, pas ndeshjes kundër Kroacisë, e cila përfundoi 2:2.

Ai u dënua nga UEFA me dy ndeshje moslojë.

Ky dënim për Dakun erdhi pasi që ai iu bashkangjit thirrjeve ofenduese të tifozëve ndaj serbëve dhe maqedonëve.

Tarkhanov deklaroi se “serbët i kemi vëllezër dhe nuk mund të ofendohen”.

“Ai duhet të dënohet financiarisht dhe ndoshta të largohet nga skuadra dhe nga Rusia. Ai nuk ka thënë asgjë kundër Rusisë, por futbollistët nuk kanë të drejtë të përzihen në politikë, ose të thotë diçka ofenduese. Dhe të shohim se çfarë vendimi do të marrë Rubini për këtë”, deklaroi ish-trajneri i CSKA Moskës për Legalbet.ru transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.