21:57, 21 Maj 2019

Procesi gjyqësor mbi akuzat e korrupsionit për ish-presidenten e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner ka nisur sot në Buenos Aires.

Fernandez akuzohet për pranimin e ryshfeteve nga firmat e ndërtimit në këmbim të kontratave fitimprurëse, kur ishte në pushtet.

Ish-presidentja Fernández përballet me 12 raste, por ky është procesi gjyqësor që po mbahet për cështjen e parë. Pak para gjyqit, me anë të një postimi në Tëitter, ajo i hodhi poshtë akuzat.

“Gjykimet duhet të kërkojnë të vërtetën. Por kjo nuk duket sikur kjo do të ndodhë këtu”, ka shkruar Fernandez.

Konkurs Pune

Lexo më shumë