Ish-presidenti shqiptar Moisiu, sot feston ditëlindjen e 95-të NULL NULL 01.12.2024 13:53 01.12.2024 13:53 Ish presidenti shqiptar Alfred Moisiu. Foto nga arkivi Ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu sot ka festuar ditëlindjen e tij të 95-të. E me këtë rast, urim pranoi nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton Klankosova.tv. Përveç urimeve, Begaj e quan të shkëlqyer Moisiun, dhe që ka dhënë një kontribut të çmuar për popullin shqiptar. “Në ngjarjen e gëzueshme të 95-vjetorit të datëlindjes suaj, bashkohem me familjarët, miqtë dhe dashamirësit Tuaj të shumtë për t’ju transmetuar urimet e mia më të përzemërta për shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe aktive. Në rrugëtimin historik të shtetit shqiptar, Ju, i nderuar President Moisiu, keni dhënë kontribute të shumta e të çmuara, për të cilat populli shqiptar Ju vlerëson me konsideratë të lartë”, ka shkruar Begaj në Facebook. “Në çdo hap që keni hedhur, Ju keni shkëlqyer! Ju kontribuuat me përgjegjësi gjatë ushtrimit të detyrës së Kreut të Shtetit, veçanërisht në kohë zhvillimesh të vështira, por edhe me urtësi, ekuilibër dhe frymë përbashkuese në konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, parimit të të drejtave dhe lirive themelore, si dhe forcimit të imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj në Lluzhan: Rruga Prishtinë - Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes 1 minutë më parë
Lajme Izraeli konfirmon identitetet e 95 të burgosurve palestinezë që priten të lirohen 6 minuta më parë