Ish-presidenti serb: Historia s’njeh një mashtrim të tillë të qytetarëve NULL NULL 19.03.2023 03:34 19.03.2023 03:34 Ish-presidenti serb, Boris Tadiq, ka komentuar marrëveshjen e sontme mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se historia nuk njeh një mashtrim të tillë të qytetarëve. Ai ka komentuar edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ka refuzuar ta nënshkruaj aneksin e Planit Evropian, duke thënë se kjo marrëveshje s’duhet nënshkruar. “Vuçiq përsërit furishëm se ai nuk e ka nënshkruar marrëveshjen. Qytetarët tanë duhet ta dinë se kjo marrëveshje nuk duhet as të nënshkruhet, sepse tashmë është pranuar si platformë për negociata në të cilat Vuçiq është shumë i përfshirë”, është shprehur Tadiq, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova OBSh-ja: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri mund të shkojë në mbi 20 mijë 2 months
Kosova Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë 2 months