22:13, 29 Maj 2020

Derek Chauvin, oficeri i policisë i cili u filmua duke shkelur me gju mbi qafën e George Floyd pak kohë pasi ky i fundit ndërroi jetë, është duke u akuzuar për vrasje.

Në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara, Chauvin u filmua duke e torturuar Floydin gjatë arrestimit, pavarësisht faktit se ky i fundit vazhdimisht ua bënte me dije oficerëve se nuk po mundet të marrë frymë, shkruan unilad.co.uk, transmeton klankosova.tv.

Floyd, një njeri me ngjyrë dhe i paarmatosur, vdiq më vonë në një spital të Minneapolis.

Chauvin është arrestuar sot dhe tani është duke u akuzuar për vrasje të shkallës së tretë sipas ligjeve në SHBA.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë