Ish-policët në protestë – kundërshtojnë vendimin për Dritan Dajtin NULL NULL 11.02.2019 16:27 11.02.2019 16:27 Para Kryeministrisë protestuan ish-policët të cilët e cilësojnë absurd vendimin që u dha për personin që akuzohet se vrau katër oficerë policie. Në operacionin e kapjes së Dritan Dajtit i cili jetonte në arrati pasi kishte një tjetër dënim për vrasje humbën jetën katër punonjës policie, shkruan Top Channel. Gjykata e Shkallës së Parë pas një historie të gjatë gjyqesh mbi 10 vjet dha vendim me burgim të përjetshëm por Gjykata e Apelit me një trupë gjykuese ende të pakaluar në Vetting, e uli dënimin në 25 vite. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 40 minuta më parë