Ish-organizatori i fushatës së Barack Obamas është pjesë e fushatës së VV-së dhe Arben Vitisë

Ish-organizatori i fushatës së Barack Obamas është pjesë e fushatës së VV-së dhe Arben Vitisë

NULL NULL
2 days më parë

Arun Chaudhary i cili organizoi fushatën e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama në vitin 2008 tash e një kohë është duke ia organizuar fushatën Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurti, e tash së fundi u pa edhe në fushatën e kandidatit të VV-së për Prishtinë Arben Vitia.

Chaudhary në një postim në Instagram tha se është koha e fundit e fushatës për zgjedhjet lokale të dielën.

“Partitë dhe Kryeministrat mund të aktivizojnë bazën, mund t’i bëjnë gjërat të rrotullohen, por * ju * jeni zëri më bindës për ata në jetën tuaj”, shkroi Chaudhary në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

Ai lavdëroi punën e Qeverisë Kurti duke thënë se Kosova po përjeton rritje ekonomike të paparë dyshifrore dhe një rritje në eksportet dhe një rritje në remitanca.

“Kjo nuk është rastësi. Është rezultat i zgjedhjeve që kemi bërë; korrupsionin që e kemi çrrënjosur, vlerat që mbajmë. Në këto zgjedhje të ardhshme ne kemi një mundësi të madhe, jo vetëm për të mbrojtur këtë përparim të çmuar që kemi bërë, por për të zgjeruar qëllimet tona, për të ripërcaktuar atë që është e mundur”, shkroi Chaudhary, përcjellë Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se qytetarët e Kosovës duhet ta bëjnë ndryshimin real në nivel lokal, pasi që sipas tij, komunitetet janë aty ku kthehen për transformuar vërtet kombin e tyre.