Ish-oficeri britanik për ngjarjen në veri: Ka shumë dëshmi se u organizua nga Serbia (VIDEO) NULL NULL 25.09.2023 18:54 25.09.2023 18:54 Ish-oficeri i KFOR-it Adde Clewlow, e ka komentuar ngjarjen tragjike që ndodhi të dielen në Banjskë të Zveçanit. Ushtaraku britanik tha në Klan Kosova se ka mjaft fakte se e gjithë kjo u organizua nga Serbia. “Do të ketë informata të inteligjencës në terren që do ta pasqyrojnë situatën shumë më saktë dhe këto informacione duhet të përdoren për të bërë presion ndaj Serbisë, nëse vërtetë ka bullnet pa ta bërë këtë”, tha ai në Klan Kosova. Të dielen si pasojë e një sulmi të armatosur nga një grup terrorist, në veri u vra polici Afrim Bunjaku. Ai u vra, pasi grupi terrorist shtiu në drejtim të njësive policore të cilët kishin shkuar për t’i larguar dy kamionë të cilët e kishin bllokuar rrugën/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 10 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 16 orë më parë