Ish-oficeri britanik: Ka gënjyer Vuçiq – uniformat mund të blihen, por jo edhe armët (VIDEO) NULL NULL 25.09.2023 19:10 25.09.2023 19:10 Ish-oficeri i KFOR-it Adde Clewlow, e ka komentuar ngjarjen tragjike që ndodhi të dielen në Banjskë të Zveçanit. Ai tha në Klan Kosova se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka gënjyer kur kishte thënë se armët dhe uniformat janë blerë në treg. “Unë gjithsesi nuk kam parë bomba dore, municion, duke u shitur aty haptazi”, theksoi ish-ushtaraku britanik. Të dielen si pasojë e një sulmi të armatosur nga një grup terrorist, në veri u vra polici Afrim Bunjaku. Ai u vra, pasi grupi terrorist shtiu në drejtim të njësive policore të cilët kishin shkuar për t’i larguar dy kamionë të cilët e kishin bllokuar rrugën/ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.