Ish-ndihmësja e Clinton për dosjen “Presidenti i Francez” në shtëpinë e Trump: Mund të jetë e vlefshme për Putinin NULL NULL 13.08.2022 17:59 13.08.2022 17:59 Jennifer Palmieri, ish-ndihmësja e Hillary Clinton-it gjatë fushatës presidenciale të saj, ka lënë të kuptohet se dosja e quajtur “Presidenti i Francës”, e cila u gjet në shtëpinë e Trumpit gjatë bastisjes nga FBI mund të jetë e vlefshme për Putinin si informacion i dëmshëm për Macron. Ndonëse nuk përdori emra konkret, përmes një cicërime në Twitter, Palmieri tha se “cili lider botëror do ta konsideronte të vlefshme ‘kompromatin’ (informacion i dëmshëm) për Macron?, transmeton Klankosova.tv. Gjatë bastisjes në shtëpinë e Trump në Florida, FBI gjeti katër grupe dokumentesh top-sekret dhe shtatë grupe informacionesh të klasifikuara, sipas një liste sendesh të sekuestruara dhe të pavulosura nga një gjykatës federal të premten. Ndër sendet e sekuestruara ishte “info: Presidenti i Francës”. Nuk është menjëherë e qartë pse Trump e kishte këtë dosje në Mar-a-Lago ose çfarë përfshihej në dosje. Palmieri, në vitin 2017, ka akuzuar më parë aleatët e Trump për bashkëpunim me Rusinë dhe e përshkroi ish-presidentin si një person “pro-Putin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova World Aquatics “ia ngre veshin” Agron Zeqirit për diskriminimin e Hana Beiqit (VIDEO) 8 minuta më parë