Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-ministri i Mbrojtjes paraqitet në SPAK për çështjen e Gërdecit

NULL NULL
21.09.2022 10:19

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në zyrat e Strukturës së Posaçme.

Mësohet se Mediu ndodhet në SPAK për çështjen e Gërdecit.

Çështja ndaj tij u rihap pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.

Fillimisht Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme e rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për ta rigjykuar Mediun, me argumentin se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për rishqyrtimin e çështjes dhe se nuk ka prova të reja.

Gjykata pati arsyetuar se mungesa e imunitetit të Mediut, sidomos pas vitit 2019, nuk e ka penguar prokurorinë të nisë procedurat.

Në shpërthimin e madh që ndodhi në fabrikën e demontimit në Gërdec, më 15 mars të 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë./ Euronews.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.