Ish-Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, nderohet në 24-vjetorin e vrasjes, kërkohet zbardhja e rastit (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, nderohet në 24-vjetorin e vrasjes, kërkohet zbardhja e rastit (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 21/09/2022

21 shtatori i çoi tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë të parinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i saj Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, shkoi për të bërë homazhe me rastin e 24-vjetorit të vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

Për kolonelin e vrarë tinëzisht në Shqipëri, ai tha se nuk do të ndalen kurrë së kërkuari drejtësi, njofton Klan Kosova.

Një kërkesë të tillë e ka edhe familja e heroit që zbardhjen e vrasjes e presin nga Gjykata Speciale në Hagë, e cila po heton krimet e pretenduara të luftës.

Fjalë të mëdha për strategjinë e profesionalizmin e tij, kanë edhe ish bashkëpunëtorët e ushtarakut.

Ahmet Krasniqi ishte ministër i Mbrojtjes i qeverisë në ekzil dhe u vra nga dy persona mbrëmjen e 21 shtatorit 1998 derisa po hynte në rezidencën ku banonte në Tiranë.