Ish-luftëtari i UÇK-së pa pension e pa përkujdesje - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-luftëtari i UÇK-së pa pension e pa përkujdesje

NULL NULL
15/10/2015

Beqir Lami është një ish-luftëtar i UÇK-së, i cili në Kosovë erdhi nga Shqipëria në vitin 1996 për t’u rreshtuar në radhet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot ai nuk e gëzon të drejtën e pensionit të invalidit të luftës, njofton Klan Kosova.

Kjo ndodhë pasi në vitet e pasluftës për të nuk u kudjes askush nga bashkëluftëtarët.

Për më tepër, Beqiri pësoi edhe një krizë psikike çka i vështirësoi skajshmërisht jetën e tij.

Sot ai është në pritje të një dokumenti identifikues, pasi nga kriza që kishte përjetuar ka humbur çdo gjë, përfshirë edhe dokumentacionin.

Ai tani jeton në një strehimore në Prizren, ku është marrë nën përkujdesje nga drejtoresha e Shoqatës “Hadër” Resmije Krasniqi.