Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-kryetari i FKK-së: Dorëheqja e anëtarëve të bordit ishte puç i organizuar kundër meje (VIDEO)

NULL NULL
nga Donjeta Murselaj 11.10.2023 20:39
avni gashi

Ish-kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Avni Gashi, e konsideron puç kundër tij dorëheqjen e anëtarëve të Bordit të kësaj federate.

Në një intervistë për emisionin KIKS Kosova, Gashi i cili mbante postin e kryetarit, thotë se ishte në gara jashtë vendit kur dhjetë nga katërmbëdhjetë anëtarët e Bordit të FKK-së dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Sipas tij, dy nënkryetarët dhe nëntë anëtarët e këtij bordi ishin vënë në lajthitje nga sekretari i FKK-së, Nazmi Gashi, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe sekretari i KOK-ut.

“Dy persona kanë tërhequr nënshkrimin sese jane ndjerë të mashtruar. Nuk qëndrojnë arsyetimet e atyre që kanë dhënë dorëheqje. Ky është një projekt të cilin e kanë  iniciuar sekretari i FKK-së, Nazmi Gashi me presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqin, e sekretari i KOK-ut, të cilët kanë ftu në zyrat e tyre në KOK, personat e anëtarët e bordit për t’i bindur që të japin dorëheqje, duke i lajthitur, imagjinojeni, në ditën kur u nënshkru, njëri nga personat I pyet:  po mirë këta të tjerët pse nuk janë nënshkru, i thonë: do të vijnë më vonë. Më datën 4 korrik është mbajtur një i ashtuquajtur Kuvend, i cili është i kundërligshëm, kundërstatutar”, thotë ai.

Ish-kryetari i mohon pretendimet e sekretarit të FKK-së i cili akuzon shefin e kabinetit të kryeministrit, Luan Dalipin për ndërhyrje, me qenë se ai ka lidhje familjare me trajnerin e Gashit.

“Unë ju garantoj se me atë person kurrë në jetën time as kafe nuk kam pirë, as nuk jam taku. Çmenduria e njerëzve, kur janë në gjendje të bëjnë veprime joligjore, pse nuk janë në gjendje me i etiketu njerëzit”, tha, ndër të tjera, Gashi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.