Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me gjashtë muaj burgim NULL NULL 02.07.2025 13:07 02.07.2025 13:07 Kryeministrja e rrëzuar dhe e vetë-ekziluar e Bangladeshit, Sheikh Hasina, është dënuar me gjashtë muaj burgim nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Vendit, të mërkurën në një çështje për shpërfillje të ghykatës, tha një prokuror i lartë. Hasina është përballur me shumë raste që kur iku në Indi pas protestave vdekjeprurëse të udhëhequra nga studentët në gusht, por ishte hera e parë që ish-udhëheqësja u dënua në njërën prej tyre. Akuzat për shpërfillje rrjedhin nga një regjistrim telefonik i publikuar ku Hasina dyshohet se dëgjohej duke thënë: “ka 227 raste kundër meje, kështu që tani kam një licencë për të vrarë 227 persona”. Një raport mjeko-ligjor nga një agjenci hetimore qeveritare konfirmoi më vonë vërtetësinë e audios. Administrata e përkohshme e Bangladeshit, e udhëhequr nga laureati i Çmimit Nobel, Muhammad Yunus, u zotua të mbante udhëheqësit, përfshirë Hasinën, përgjegjës për shkeljet e të drejtave dhe korrupsionin, përfshirë shtypjen e kryengritjes së udhëhequr nga studentët korrikun e kaluar që rrëzoi regjimin e Hasinës./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.