Ish-kryeministri Hoti: Rend e ligj në gjithë Kosovën, por veprimet të jenë të koordinuara me miqtë NULL NULL 26.05.2023 17:02 26.05.2023 17:02 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, vlerëson se veprimet shtetërore të Kosovës duhet jenë të koordinuara me vendet mike. “Ligj dhe rend në të gjithë Kosovën. Edhe në veri”, ka shkruar ai, transmeton KlanKosova.tv. “Por veprimet të jenë të menduara dhe të përgatitura mirë. Në veçanti dhe DOMOSDOSHMËRISHT të koordinuara me miqtë e Kosovës”. Ky reagim i ish-kryeministrit Hoti vjen pas një deklarimi të bërë nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku ka thënë se ShBA dënon përpjekjet e Kosovës për t’i futur kryetarët e zgjedhur në veri nëpër objektet komunale. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023