Ish-kreu i veteranëve: Specialja e njëanshme dhe politike - deputetët që e votuan u vunë në lajthitje

Ish-kreu i veteranëve: Specialja e njëanshme dhe politike – deputetët që e votuan u vunë në lajthitje

NULL NULL
3 javë më parë

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës Faik Fazliu, ka folur për arrestimet e bëra nga Gjykata Speciale.

Arrestimet e kësaj gjykate Fazliu tha se kjo është e njëanshme dhe politike.

Ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova, tha se me këtë rast në lajthitje janë venë edhe deputetët e Kuvendit që e kanë votuar.

Sipas tij Gjykata Speciale ka bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Serbisë për krime të luftës.

“Ka qenë një gjykatë politike dhe një gjykatë e njëanshme e cila fatkeqësisht ka vënduar në lajthitje deputetët tanë të padijshëm që e kanë votuar. Është politike sepse të gjithë e dimë sepse ka filluar nga një politikan antishqiptar me raportet e tij të përgatitur nga prokuroria serbe, dhe si brum i raportit të tij kanë qenë kryesisht raportimet e Prokurorisë së Serbisë për Krime të Luftës, e cila ka qenë edhe aparat i Millosheviqit dhe si e tillë ajo është krijuar që të jetë kundër shtetit të Kosovës dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Pastaj ne të gjithë e dijmë që veprimet e tyre kanë qenë edhe politike. Në fund tash po i shohim edhe tendencat e tyre që këta prokurorë politik nuk kanë krijuar vetëm zyrat po kanë krijuar bashkëpunim të ngushtë dhe deterrminant me Prokurorinë Speciale të Serbisë të luftës, e cila siç e dimë ne ishte aparat i Millosheviqit”.

Ish-kreu i Veteranëve të Luftës shtoi se me këtë rast po vuajnë qytetarët e Kosovës dhe se po njolloset lufta e UÇK-së.

“Absolut këto duhet të provohet. Por e keqja është se po vuajnë qytetarët e Kosovës dhe po vuan edhe lufta e UÇK-së po njolloset. Ne kemi parë edhe nga dokumentet që kanë rrjedhur bashkëpunim me komandantë të Policisë që kanë marrë pjesë në krime të luftës”.

“Dhe çfarë drejtësie është kjo  kur krijohen dëshmitarë nga këta kriminel dhe procesi gjyqësor bazohen nga këta dëshmitarë. Ne e kemi parë edhe nga dokumentet që kjo Gjykatë bashkëpunon kryesisht me Prokurorinë e Serbisë”.

Faik Fazliu theksoi se rrjedhja e dokumenteve të Speciales nuk është përgjegjësi e OVL UÇK-së.

“Dhe dokumentet janë të kësaj gjykate dhe jo vetëm dokumente që i kanë publikuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës, këto dokumente janë me logo të kësaj gjykate. Rrjedhja e këtyre e dokumentacioneve nuk është përgjegjësi e Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe rrjedhimisht nuk e ka përgjegjësinë të ruajnë dokumentet”.

“Unë nuk e di që Organizata e Veteranëve ka publikuar ndonjë dëshmitarë. Kanë qenë komunikime të kësaj gjykate me prokurorët serb. Këto janë tendenca të keqinformimit të opinionit. Kjo prokurori kanë filluar më herët me deklaratën ndaj presidentit duke i prezumuar fajësine dhe duke i bërë fajtorë ata”.

Faik Fazliu tha se Organizatat e Veteranëve nuk do ta njohin asnjëherë këtë gjykatë.

Gjykata Speciale ka nisur me arrestimet e para.

Nga kjo gjykatë janë arrestuar Salih Mustafa, që është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.