Ish-koloneli amerikan i reagon mbështetësit të Kurtit, shfaqet mirënjohës ndaj Grenellit

Ish-koloneli amerikan i reagon mbështetësit të Kurtit, shfaqet mirënjohës ndaj Grenellit

NULL NULL
1 month më parë

Një ish-kolonel amerikan i cili shërbeu ushtarakisht në Kosovë në kuadër të aksionit ‘’Liria e Qëndrueshme’’, ka bërë një reagim ndaj qëndrimeve të një mbështetësi të kryeministrit Albin Kurti.

Kjo pasi Admir Molla, kërkoi nga diplomacia amerikane ‘’të mos përzihet në çështje të Kosovës’’, megjithatë, është ish –koloneli amerikan, Kurt Schlichter, ai i cili thotë se përpos tij, [Admir Mollës] ka parë një tendencë miqësie tek të tjerët sa ka shërbyer në Kosovë, përcjell klankosova.tv.

”Unë mendoj se populli amerikan ka kontribuar mjaft shpesh për të ndihmuar Kosovën – për të cilën, përveç këtij personi, unë nuk kam përjetuar asgjë tjetër përveç miqësisë së hirshme – që ta ndihmojë atë të arrijë potencialin e plotë të paqes”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter, duke bashkëngjitur një fotografi gjatë kohës sa shërbente në Kosovë.

Ky reagim i tij erdhi po ashtu derisa përmendi edhe ish-emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, për të cilin dhe u shpreh mirënjohës duke e falënderuar për punën e bërë të deritashme.