Ish-kandidati për Prishtinë: Nata e heshtjes zgjedhore është sikur boksierët që e përfundojnë rundin e 12-të

Ish-kandidati për Prishtinë: Nata e heshtjes zgjedhore është sikur boksierët që e përfundojnë rundin e 12-të

NULL NULL
2 months më parë

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës në vitin 2017, Lirak Çelaj, ka thënë se nata e heshtjes zgjedhore është njëfarë lehtësimi për kandidatët.

“Është një përvojë e mirë, jetësore, me të cilën mëson edhe vetë. Por, në anën tjetër është një proces shumë i lodhshëm që kërkon shumë energji për ta përballuar gjithë aktivitet, për t’u takuar me shumë njerëz dhe për ta prezantuar.

“Ndjenja e natës fundit sikur kjo sot ma çon mallin si ata boksierët që i luftojnë 12 runde boks dhe nuk rrëzohet asnjëri dhe është njëfarë triumfi vetëm pse nuk je rrëzuar, pa marrë parasysh mandej poen timin e gjyqtarëve. Është një ndjenjë e relaksit dhe në përgjithësi kur kandidatët i futen garës e dijnë ku janë dhe cila është mundësia e tyre për të arritur, sepse ajo varet prej shumë faktorëve si subjektit politik, prej momentit, prej shumë faktorëve të tjerë dhe kur të hyjnë në garë, shumica e dijnë. Angazhimi bëhet për ndonjë përqindje të caktuar për të lëvizur”.

Çelaj në Edicionin Special ka thënë se është normale që secili kandidat të thotë se do të vijë në pushtet, sepse në të kundërtën nuk mund të marrë edhe ato pak vota.

Po ashtu, edhe përpjekja për të rritur elektoratin dhe për të zënë një pozitë të caktuar është normale, sipas Çelajt, i cili thotë se vetëm për këtë zotim nuk do të krikon askush.

“Kur hyn në zgjedhje, ti e di ku je dhe je i përgatitur psikikisht, prandaj edhe rezultatin e pret pak më me gjakftohtësi. Nuk është krejt befasi rezultati, por mund të jetë ndonjë përqindje e vogël”.