Ish kandidati për Drenasin tregon detaje interesante se çka i karakterizon ditët e fundit të fushatës

Ish kandidati për Drenasin tregon detaje interesante se çka i karakterizon ditët e fundit të fushatës

NULL NULL
2 months më parë

Ish kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Drenasit në vitin 2016, Isa Xhemajlaj, i ftuar në emisionin Edicioni Zgjedhor të Klankosovës tregoi detaje se çka i karakterizon ditët e fundit të fushatës për kandidatët. Ai në fakt foli shumë gjëra që zakonisht nuk përmenden në media.

“Sado që ne jemi sot këtu e kemi relaks, bindu që ata kandidatë e kanë sigurisht temperaturën 120 në kokë, i kanë tubu qetasht  komisionerë e vëzhgues e janë tu ju bëritë sa janë tu mujt, mos i lshoni venet, rrini aty, mos gaboni me lshu kun ni votë me jau marrë, se ata atje a e din qysh janë. Dhe quditërisht të dy sallat edhe njërën parti edhe tjetrën i ki po të njëjtat fjalë. Qetasht për momentin dikun veq sa i kan lëshu komisionerët me shku, që smi ban aty unë sti jap paret, unë i kam këta këtë lidhje, të kam thënë ka me të shti në punë të kallxoj unë ty a të shti në punë, kështu e premtja është.” u shpreh Xhemajlaj.

Kurse e shtunja, dita e heshtjes zgjedhore, sipas tij është aktivitet i heshtur, një lloj fushate indirekte.

“Të shtunën del edhe del kishe pahiri nga kafja në kafe, e pin një kafe aty edhe rrin me shtatë a tetë njerëz deri kah terri, edhe kur bjen terri janë do oda hala, gogja të mëdhaja, edhe shkon bisedon aty.”

Xhemajlaj foli edhe për një rast të vjedhjes së votave në Drenas, ku sipas tij rezultoi se kanë votuar 103% e qytetarëve.

“Na e kemi pas në Drenas kur janë dënu 400 vetë për vjedhje të votave, edhe jo pak, por njëhere na ka pas ndodhë, nuk po e përmendi fshatin se është keq, por kanë votu 103%, do të thotë përpos që kanë votu të gjithë, edhe ata që janë në gurbet, por edhe ata që kanë vdekë edhe janë do lista rezervë aty, i kanë nxjerrë edhe ato.”

Kjo sipas ish kandidatit është bërë në zgjedhjet qendrore, përshkak se janë dhënë premtime nga deputetët se do të sigurohen vota.