Ish i dërguari i BE-së për Kosovën: Rrëzimi i Qeverisë Kurti është pasojë e lojës me top të amerikanëve NULL NULL 26.03.2020 12:38 26.03.2020 12:38 Rrëzimi i Qeverisë Kurti u kritikua shumë nga kosovarët. Por, krah atyre iu dolën edhe disa diplomatë të huaj. Madje, disa të tillë kritikuan edhe qasjen e SHBA-së kundrejt zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova. Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, Ëolfgang Petritsch, tha se kjo është një lojë e Amerikës. “Kjo është shumë qartë si pasojë e lojës me top që amerikanët po luajnë tani”. Edhe vetë kryeministri – tashmë në detyrë – Albin Kurti e hodhi fajin kryesor si shkak për mocionin pikërisht te marrëveshja finale me Serbinë. Ai tha se kjo ishte një lojë e presidentit Thaçi – pjesë e të cilës tha se kurrë nuk do të bëhet – për të nënshkruar marrëveshjen e gatshme. Kurti tha se kjo është një “marrëveshje e dëmshme që ta rëndon qafën”. Diplomati slloveno-austriak Petritsch, përveç në Kosovë, midis viteve 1999 dhe 2002 shërbeu si Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar për Bosnje dhe Hercegovinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë