Ish-golashënuesi më i mirë i Superligës shënon dy herë në Danimarkë NULL NULL 07.08.2024 21:19 07.08.2024 21:19 Ish-golashënuesi më i mirë i Superligës, Muhamet Hyseni, ka shënuar sot dy herë në fitoren e ekipit të tij të ri Horsens ndaj skuadrës Kjellerup. Golat e Hysenit erdhën në ndeshjen e vlefshme për Kupën daneze. Ish-i i Llapit fillimisht realizoi në minutin e 7-të e më pas edhe në të 18-tin. Këto janë golat e para të tij në aventurën e re. 23-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i Superligës në edicionin e kaluar. Muhamet Hyseni, i shënoi plot 26 gola. Hyseni me fanellën e Kosovës po ashtu i pati shënuar edhe Zvicrës në barazimin 1:1, në kuadër të kualifikimeve asokohe për Kampionatin Evropian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll City e pret Interin në “Etihadin” që s’njeh për humbje në Champions që nga 2018-ta 18/09/2024