9:43, 3 Korrik 2020

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj nuk ka arritur të kalojë në raundin e parë të Vettingut në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit.

Përballja e gjyqtares së Apelit me komisionerët e Vettingut nuk i ngjau asnjë përballjeje tjetër që nga nisja e procesit të pastrimit të drejtësisë më shumë se dy vite më parë.

Komisionerët e Vettingut nuk relatuan asnjë të dhënë për pasurinë, figurën apo profesionalizmin e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë.

Sipas gjyqtarëve të KPK-së, Shpresa Beçaj nuk kishte dorëzuar asnjë nga tre formularët e vetëdeklarimit për llogari të Vettingut që çdo gjyqtar apo prokuror ka dorëzuar, as në afatin e parashikuar dhe as më pas.

Ajo nuk i kishte dorëzuar tre formularët, pasi gjatë afatit kohor të parashikuar nuk ushtronte detyrën e gjyqtares./ A2 CNN

Konkurs Pune

Lexo më shumë