Ish-eprori i heroit, Bunjaku: Policia e Kosovës e meriton të ketë Sigurim Shëndetësor (VIDEO) NULL NULL 25.09.2023 18:07 25.09.2023 18:07 refki morina Ish-eprori i policisë, Refki Morina, ka thënë se duhet siguruar kushte më të mirë për Policinë e Kosovës. Ai tha se po flet për kushte të cilat janë minimale për punëtorët e policisë. “Unë vazhdimisht për këto 24 vjet, por edhe popullata e Kosovës është krenuar me Policinë e Kosovës edhe me FSK-në. Nëse krenohemi me këtë, atëherë duhet t’i sigurojmë edhe kushte. Kushte të cilat janë minimale për punëtorët e Policisë së Republikës së Kosovës që të funksionojnë”, i shpreh ai. Morina u shpreh se Policia e Kosovës e meriton të ketë Sigurim Shëndetësor, përcjell Klankosova.tv. “Unë besoj që asnjë polici në botë nuk është pa Sigurim Shëndetësor, besoj se edhe Policia e Kosoëvs e meriton të ketë Sigurim Shëndetësor, për arsye se shumë policë tanë kanë mbetur pa këmbë, pa duar, duke kryer detyrat në terren, prandaj ata kanë nevojë për ndihmë mjekësore”, u shpreh tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.