Ish e fejuara e Mërgim Berishës me akuza: Erdhi i dehur në 4 të mëngjesit dhe më nxori nga shtëpia NULL NULL 17.08.2022 13:49 17.08.2022 13:49 Vesa Vllasaliu, ish e fejuara e futbollistit që luan në Turqi, Mërgim Berisha, ka drejtuar një sërë akuzash drejt tij. Në media në vazhdimësi ka pasur lajme rreth lidhjes së tyre dhe se ai kishte ushtruar dhunë ndaj modeles dhe e njëjta më në fund ka thyer heshtjen, njofton Klankosova.tv. Ajo nëpërmjet rrjetit social Tëitter ka rrëfyer se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit. Po ashtu thotë se dy muaj para martesës ai e kishte nxjerr nga shtëpia. “Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për 1 vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ka shkruar modelja, Vesa Vllasaliu. Ndërsa një nga përdoruesit i kishte komentuar modeles shqiptare, duke e pyetur: “Cilat janë faktet me të cilat ai nuk është përballur? Pse nuk guxoni t’i thoni ato?”. “Deri në orën 4 të mëngjesit nuk duhet ta lini një grua vetëm në shtëpi. Një natë para ndeshjes ai ishte argëtuar me miqtë e tij deri në orët e vona të natës dhe erdhi në shtëpi i dehur. Ai më tha diçka dhe unë e ofendova. Paç fat me alkoolin”, i ktheu përgjigje modelja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë