Lajmet e fundit

Ish-e burgosura Zahrije Podrimqaku -Sudashi, ditën e djeshme në një proces gjyqësor u përball me gardianen serbe Nadja Cepkenoviq, e cila akuzohet për keqtrajtimin e të burgosurave shqiptare.
Podrimqaku-Sudashi, foli në emisionin Kosova Today lidhur me këtë përballje.
Ajo se ndjeu gëzim që pati rastin të jetë përballë gardianes serbe.
"Në momentin kur u arrestua kjo e kam pasë një gëzim shumë të madh me thënë të drejtën se kjo është sjellë aq agresive, jo sikur njeri por si me qenë një bishë e egër. Megjithëse ashtu siç ka thënë edhe baci Adem i ndjeri, burgu i luftës ka qenë më i vështiri, më i tmerrshmi, të jesh në duart e serbëve, thjeshtë në duart e kriminelëve edhe të përjetojsh gjithë atë tmerr siç e kanë përjetuar shoqet e mia dhe gjithë vëllezërit shqiptar", tha ajo me plot emocione.