Ish-drejtori i Policisë i bashkohet PDK-së

Ish-drejtori i Policisë i bashkohet PDK-së

NULL NULL
4 ditë më parë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Këtë e bëri të ditur Enver Hoxhaj, kandidat për kryeministër nga ky subjekt për zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Klan Kosova.

Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se i është mirënjohës Qalajt që është bërë pjesë e PDK-së.

“Kjo është një hapje e  madhe e mirëfilltë për PDK-në që do të bëhet pjesë e programit dhe vizionit të rimëkëmbjes politike. Gjithashtu edhe në rimëkëmbjen e sektorit të sigurisë, roli i Qalajt është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Hoxhaj.

Qalaj ka thënë se nuk ka qenë vendim i lehtë për të që të bëhet pjesë e politikës.

“Jam i nderuar që nga sot do të jem anëtar i PDK-së, partisë së rimëkëmbjes. Për mua ka qenë vendim i vështirë dhe shumë emocional që të ndahem nga miqtë e mi. Pasi kam kaluar mirë me të gjithë dhe kemi pasë shumë që kam kaluar mirë me të gjithë”.

“Por filloi një degradim në polici dhe AKI nga politika dhe unë vendosa të kyçem në në politik që të kontribuoj në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe politika mos të ndikojë në mbarëvajtjen e punës”, ka thënë Qalaj.