Ish-deputetja Ismaili u reagon disa hoxhallarëve që komentojnë zbulimet shkencore

Ish-deputetja Ismaili u reagon disa hoxhallarëve që komentojnë zbulimet shkencore

NULL NULL
1 week më parë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, pa përmendur emra se për kë e ka fjalën, ka kërkuar që të mos merren seriozisht disa klerikë fetarë myslimanë që tani po i komentojnë zbulimet e fundit shkencore.

Reagimin e saj, profesoresha e gjuhës angleze, që ishte njëra nga dy deputetet e vetme me shami në Kuvend, e bëri në llogarinë e saj në Facebook.

Komentet më aktuale të hoxhallarëve për zhvillimet e reja në shkencë e inovacion janë ato të Drilon Gashit e Shefqet Krasniqit, të bëra pas interesimit të klankosova.tv lidhur me kryelajmin nga shëndetësia për vendosjen e zemrës së derrit te një njeri.

I pari e kishte mbështetur operacionin, për aq sa shpëton jetë njeriu.

Ndërsa i dyti fillimisht ishte deklaruar kundër, me arsyetimin se ky veprim është haram, meqë njeriu po e ndan trupin me kafshën e ndyrë.

Por, dy ditë më vonë, pranoi se mund të bëhen kësi lëshime kur janë jetike për njerëzit.