Lajmet e fundit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë.
Dy ditë më parë, përmes një postimi në Instagram, Statovci solli në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Det.
Sot, ajo ka ndarë një shkrim emocional kushtuar të birit, duke përshkruar ndjenjat e saj pas ardhjes së tij në jetë.
“E gëzofsh jetën, Det! Ti erdhe i vogël, por solle me vete pafundësinë. Një botë të re. Një dashuri pa brigje. Një kuptim tjetër të Jetës. Uroj që jeta jote të ketë qetësinë e ujit në agim, forcën e dallgëve përballë çdo stuhie dhe horizonte që të thërrasin gjithmonë përpara”.
“Mirënjohje e veçantë për gjithë stafin shëndetësor të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, që u kujdes për ne me profesionalizëm, përkushtim dhe kujdes të jashtëzakonshëm në një prej momenteve më të rëndësishme të jetës sonë. Sot, Jeta ka Detin e saj”, shkroi ajo./Klankosova.tv