22:44, 19 Qershor 2019

Demokrati Bardh Spahia është ndaluar nga Policia e Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim.

Top Channel ka transmetuar live pamjet nga ndalimi i tij, njofton Klan Kosova.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, në një lidhje direkte në emisionin Open, u pyet nga gazetarët nëse ishte në dijeni se po kërkohej nga policia, pas situatës që u krijua dje në Shkodër.

Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë.

”Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë