9:30, 16 Maj 2019

I shumë përfoluri Lamar Odom, ish-bashkëshorti i Khloe Kardashian, ka treguar se është i varur nga seksi.

“Unë kam qenë i obsesionuar pas seksit për aq kohë sa unë mund të kujtoj,” Lamar Odom shkruan në librin e tij, “Darkness to Light”, transmeton Klan Kosova.

Për herë të parë Odom ka folur hapur edhe rreth varësisë nga droga që gati i kushtoi atij me jetë.

39-vjeçari zbulon se ka pasur marrëdhënie seksuale me më shumë se 2000 gra. “Kishte shumë stripere për t’u numëruar, kjo nuk ishte një punë e madhe, por shpesh i paguaja”, ka thënë ai.

Odom e pranon se e ka tradhtuar edhe Khloe gjatë martesës me të. “Unë doja ta fshehja. Por ky mëkat i madh ishte i vështirë për mua për t’u fshehur kisha një problem”.

Kujtojmë se Khloe dhe Lamar u ndanë pas katër vitesh martesë, në vitin 2013.

Konkurs Pune

Lexo më shumë