23:48, 10 Janar 2019

Michael Cohen i cili ka qenë avokat i presidentit amerikan, Donald Trump, ka rënë dakord që të dëshmojë publikisht para një paneli kongresistësh amerikanë më 7 shkurt të këtij viti.

Kjo për shkak se demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara kanë nisur disa hetime lidhur me administratën e presidentit Trump, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Unë pres që ta kem mundësinë për të dhënë llogari të plotë dhe të besueshme për ngjarjet që janë zhvilluar”, ka thënë Cohen.

Kujtojmë se avokati Cohen është dënuar gjatë muajit dhjetorë me tre vjet burgim pasi që është gjetur fajtorë se i ka paguar dy gra në mënyrë që t’i bëjë ato të heshtin rreth aferave që ato kanë pasur me Trumpin.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë