Isa Mustafa tregon se a do të vendoste taksë ndaj Serbisë nëse do të ishte kryeministër NULL NULL 22.02.2019 23:20 22.02.2019 23:20 Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në qoftë se do të ishte ende në postin e tij nuk do ta vendoste taksën 100% ndaj produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake, pa u konsultuar në fillim me shtetet aleate, shkruan GazetaBlic. Ai në “BlicInterview” ka treguar se po t’i kërkohej që ta hiqte taksën, nuk do t’u thoshte jo por se duhet gjetur një zgjidhje që taksa të mos hiqet vetëm si refleksion i presionit që po i bëhet vendit. “Po të isha unë kryeministër në radhë të parë unë nuk do të kisha vendosur për taksën pa një konsultim me një vend që jemi konsultuar gjithmonë, për të gjitha çështjet jemi konsultuar dhe ia vlen të konsultohemi. Ata njohin çdo gurë të themelit të këtij shteti që është vënë dhe se çfarë duhet të vihet edhe më tutje. Dhe po të isha unë, do të ulesha me ta dhe do të bisedoja se si ta kapërcejë këtë situatë. Nuk do t’iu thoja jo”. “Mirëpo, duhet të gjejmë zgjidhje që taksa të mos hiqet vetëm si refleksion i presionit që po i bëhet Kosovës. Por, duhet që reciprokisht t’i bëhet presion edhe Serbisë që ajo të heqë dorë nga fushata e ndyrë që po e bën për tërheqjen e njohjeve për Kosovën. “Serbia të implementojë Marrëveshjen për Energji sepse është një marrëveshje që ata dy herë e kanë nënshkruar dhe një investim prej 80 milionë euro që na ka mbetur neve dhe Shqipërisë për transmisionin e energjisë elektrike, i cili nuk po hynë në funksion për shkakun se kurrkush nuk i ka bërë vërejtje Serbisë, pse ata marrëveshjen e nënshkruar nuk po e implementojnë. Që Serbia të heqë dorë nga pengimi i qarkullimit të lirë të njerëzve dhe të mallrave në territorin e Serbisë dhe të implementojë të gjitha marrëveshjet që i kemi nënshkruar me ta. Do të thotë që ata të zotohen para komunitetit ndërkombëtar se do t’i bëjnë këto dhe pastaj përmes këtij zotimi edhe ne të shohim se si të veprojmë me tarifën që ajo të mos hiqet por të suspendohet për një periudhë të caktuar kohore në mënyrë që në qoftë se Serbia nuk i implementon pastaj zotimet e veta, tarifa kthehet aty ku ka qenë”. Ai ka treguar se taksa nuk është vënë si destinim për ta penguar dialogun por se kur të bisedohetnuk duhet të lejohet të futet edhe tema e shkëmbimit të territoreve. “E tash a na siguron tarifa prej rreziqeve të cilat po priten në të ardhmen, është çështje tjetër sepse tarifa kur është vënë nuk është destinuar që ta pengojë dialogun. Mirëpo ne duhet të jemi bashkë të gjithë sa i përket kësaj, që ne të mos lejojmë që të bisedohet për territorin e Republikës së Kosovës, mos të lejohet të diskutohet për ndryshimin e kufijve dhe për korrigjimin e kufijve, ose për delimitm, ose për demarkacion sepse nuk ka demarkacion pa shënjimin e vijës kufitare” “Kur të bëhet shënjimi i vijës kufitare, duhet që komisionet e dy shteteve të punojnë në shënjimin e vijës kufitare. Do të thotë ne nuk mund të hyjmë e t’ia vëmë kulmin shtëpisë pa ia vënë themelin sepse në këtë rast po i ndërrojmë tezat edhe proporcionet logjike.Prandaj, unë mendoj që në këtë aspekt ne duhet të jemi bashkë të gjithë sa i përket kësaj. Në qoftë se Presidenti, të themi, e ka thënë ose është angazhuar për një zgjidhje për të cilën ai ka menduar se duhet të bëhet dhe ne e kundërshtojmë atë zgjidhje atëherë ne dëshirojmë të kemi sa më shumë aleat, që ta kundërshtojmë atë por ta bëjmë një zgjidhje e cila kishte me funksionuar për njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë që ne ta kapërcejmë këtë problem”. https://www.youtube.com/watch?v=2URZHsDgJ6U *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë