Isa Mustafa: Mos e maltretoni Behgjet Pacollin NULL NULL 28.04.2020 18:38 28.04.2020 18:38 Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po thotë se Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19. Ai tha se deputeti Behgjet Pacolli është maltretuar nga institucionet për ardhjen e tij nga Zvicra, njofton Klan Kosova. Për më tepër, Mustafa po thotë se me këtë veprim Qeveria e ka arsyetuar rrëzimin e saj. “Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi”. Statusi i plotë: Paralajmërimi i kësaj ministrie, se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik. I izolimit të një deputeti. Të përfaqësuesit të popullit! Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve. Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore. Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur. Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj. Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024