Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Isa Mustafa kandidon për kryetar të LDK-së

NULL NULL
06.05.2015 11:25

Kryeministri i Kosovës dhe lideri aktual i LDK-së Isa Mustafa e pranon për herë të parë se do të garojë edhe për një mandate për të parin e LDK-së. Këtë e ka konfirmuar në intervistë me gazetaren Lirie Hajdari, për Botapress.

Mustafa po ashtu ka vlerësuar zgjedhjet në LDK si një process I organizuar mirë dhe krejtësisht demokratik.

Ai ka folur edhe për problemet e shfaqur në disa degë, si në Gjakovë, Obiliq e Skenderaj me ç’rast i ka akuzuar ata të cilët “…i kanë falur votat e LDK-së për partitë e tjera në mandatet e kaluar dhe e kanë dëmtuar këtë degë. Ata njerëz sot flasin për vlera dhe për rugovizëm, ndërsa të njëjtit e kanë përdhosë LDK-në” ka thënë lideri Mustafa.

Në këtë intervistë Isa Mustafa gjithashtu ka folur për kundërkandidaturat e mundshme të Fatmir Sejdiut, Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit duke vlerësuar si “garë të brendshme demokratike!”

Botapress: Z. Mustafa, si e vlerësoni procesin e deritashëm zgjedhor në LDK?

I.Mustafa: Është një proces i organizuar shumë mirë dhe krejtësisht demokratik. Zgjedhjet janë mbajtur në një kohë të mjaftueshme në të gjitha nëndegët dhe tani po përfundojnë edhe në nivel të degëve. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë ankesë zyrtare në organet e LDK-së për shkelje të procedurave zgjedhore.

Botapress: A mendoni se ka pasur frymë të mjaftueshme të toelrancës dhe demokracisë së brendshme në këtë proces?

I.Mustafa: Ka pasur garë më shumë sesa herëve të tjera. Kjo ka mundësuar që në përbërje të kryesive të degëve dhe nëndegëve të delegatëve për kuvende të degëve të vijnë njerëz që kanë marrë përkrahje më të madhe. Në të gjitha rastet kur ka pasur më shumë kandidatë, zgjedhjet janë zhvilluar me votim të fshehtë dhe janë pranuar rezultatet pa asnjë hezitim.

Botapress: Në cilat degë ka pasë probleme. A vlerësoni se Gjakova, Obiliqi, Skënderaj e deri diku edhe Podujeva janë Degë që prodhojnë më shumë zhurmë sesa që sjellin vota?

I.Mustafa:Probleme reale nuk ka pasur. Gjakova bartë pasojat e mospajtimeve të kaluara. Pasojat e njerëzve të cilët i kanë falur votat e LDK-së për partitë e tjera në mandatet e kaluar dhe e kanë dëmtuar këtë degë. Ata njerëz sot flasin për vlera dhe për rugovizëm, ndërsa të njëjtit e kanë përdhosë LDK-në. Me një përkushtim të z. Gola dhe bashkëpunëtorëve të tij po LDK po rikthehet ngadalë ne Gjakovë. Në Podujevë situata është e shkëlqyeshme. LDK e Podujevës është shembull i suksesit. Në Obiliq duhet të punohet për një përfshirje më të gjerë të njerëzve të LDK-së, kurse në Skenderaj zgjedhjet janë mbajtur vitin e kaluar dhe organet e kanë legjitimitetin e vet.

Botapress:. A janë kundërkandidatë serioze Fatmir Sejdiu, Vojsa Osmani apo edhe Lutfi Haziri?

I.Mustafa:Çdo kush ka të drejtë të kandidojë dhe të konkurrojë. Seriozitetin dhe vlerat e çdo kandidati i tregon vota e anëtarëve të Kuvendit. LDK shquhet me garë të brendshme demokratike.

Botapress:Përundimisht a do të garoni edhe për një mandat në udhëheqjen e LDK-së?

I.Mustafa:Unë do të garoj edhe për një mandat në Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK është në ngritje, ajo ka marrë përgjegjësinë të drejtojë Qeverinë e Kosovës dhe kjo është arsyeja që më shtyn të garoj edhe një herë për kreun e LDK-së.

 

Marrë nga BotaPress

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.