Irlanda zgjat bllokimin deri në prill, por pjesërisht do të rihapë shkollat

Irlanda zgjat bllokimin deri në prill, por pjesërisht do të rihapë shkollat

NULL NULL
3 days më parë

Irlanda do të zgjasë bllokimin e tretë kundër COVID-19 deri në 5 prill, por do të rihapë pjesërisht shkollat ​​nga 1 marsi, tha të martën Kryeministri, Micheal Martin.

Vendi me pesë milion banorë kishte arritur ta përballonte virusin relativisht mirë deri në dhjetor, por që atëherë ka pasur rritje të madhe të rasteve veçanërisht për shkak të përhapjes së variantit shumë ngjitës britanik, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Kjo përbën deri në 90% të infeksioneve të reja në Irlandë.

Populli i Irlandës ka qenë i mbyllur që nga fundi i dhjetorit, duke ndodhur kështu bllokimi i tretë që nga fillimi i pandemisë.

Banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa dyqanet, pub-et dhe restorantet jo-thelbësore janë të mbyllura. Shkollat ​​mbetën të mbyllura pas pushimeve të Krishtlindjeve.

Ndërsa rihapja e pjesshme e shkollave duhet të lejojë rinisjen e klasave për 320 mijë fëmijë.

Tani për tani, 350 mijë doza vaksinash janë administruar në Irlandë, por kryeministri ka premtuar se më shumë se 80% e të rriturve të kualifikuar do të kenë marrë të paktën një dozë deri në fillim të korrikut.

Vendi, i cili tani ka regjistruar 4 mijë e 181 vdekje nga COVID-19 sipas shifrave të fundit, kishte dëshmuar një numër relativisht të ulët të rasteve dhe vdekjeve gjatë dy valëve të para të pandemisë.

Por një lehtësim i kufizimeve gjatë Krishtlindjeve rezultoi me një shpërthim në numrin e rasteve, aq sa në javën e parë të janarit Irlanda kishte nivelin më të lartë të infeksionit në botë, sipas shifrave të hartuara nga Universiteti i Oksfordit.

Rreth 45% e vdekjeve të vendit nga virusi kanë ndodhur që prej Vitit të Ri.