Irina Shayk flet pas ndarjes me Bradley Cooper NULL NULL 28.01.2020 12:00 28.01.2020 12:00 Përkundër faktit se marrëdhënia e tyre nuk funksionoi, Irina Shayk ende ndjehet “shumë me fat” që ka qenë në lidhje me Bradley Cooper. Në numrin e ri të revistës “British Vogue”, modelja 34 vjeçare – e cila u nda nga Cooper, 45 vjeçar, pas katër vjetësh – bëri disa komente të rralla dhe reflektuese për marrëdhënien e tyre, njofton Klan Kosova. “Unë mendoj se kemi qenë shumë me fat që e përjetuam atë që kishim me njëri-tjetrin,” i tha Shayk revistës. “Jeta pa B është një terren i ri.” Shayk tha se është e vështirë të rritesh vajzën e vetme. Dy vjeçarja Lea De Seine Shayk Cooper është vajza e vetme e dy të famshmëve. “Është e vështirë të gjesh një ekuilibër midis të qenit nënë beqare dhe të qenit një grua me punë dhe me ndikim. Më beso, ka ditë që zgjohem dhe them: Oh Zoti im, nuk di çfarë të bëj, unë jam duke u thyer”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.